15:50 / E Premte, 24 Maj 2024 / S Z

Hapet thirrja për mbështetjen e konsumatorëve për sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar

Ministria e Ekonomisë ka hapur Thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë thirrje do të subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, apo deri në 1,000.00 €.

Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy faza dhe në të dy fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova. Afati i aplikimit për fazën e parë është i hapur deri më 31 gusht 2024, ndërsa për fazën e dytë është deri më 31 tetor 2024.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/468

Më shumë informata mund të gjeni në: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/05/Thirrje-publike-sistem-diellor-per-ngrohjen-e-uji.pdf

Ministria e Ekonomisë i inkurajon të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga ky subvencionim.