75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hapet xhirollogari për të ndihmuar familjen Abazi, pasi iu vdiqën 2 djem nga tërmeti

Në Internet ka nisur mbledhja e të hollave për dy djemtë e familjes Abazi që ndërruan jetë tragjikisht pas tërmetit, në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Përveq kësaj të rinjët e Gjilanit kanë filluar një inciativë që të ndihmojnë këtë familje duke bërë thirrje që të i ndihmojnë për shkak të kushteve të vështira që jetojnë.

Tani të gjithë person që shprehin vullnet të i ndihmojnë kanë numrin e gjirollogarisë më poshtë ku mund t’i drejtojnë mjetet.

Gjatë ditës së djeshme, kanë humbur jetën dy djemtë Shemsedini dhe Isai në Shqipëri pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri të cilët kishin mbetur nën rrënoja të një hoteli.

Thuhe se ata kishin  shkuar në Durrës për të punuar./Indeksonline/