75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / AR

Hapet zyrtarisht televotimi për këngën fituese në Rtsh

Edicioni i Festivalit të Këngës në RTSH është mbajtur me datë 19, 20, 21 ndërsa nesër ( me 22 dhjetor) do të mbahet finalja e madhe.

Këtë vit është më ndryshe nga herët e tjera për shkak se kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2023” do të zgjidhet nga votat e publikut.

Lidhur me ecurinë, faqja zyrtare e RTSH-së në ‘Facebook’ ka deklaruar se tani është hapur zyrtarisht votimi.

“Hapet zyrtarisht televotimi! Për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të 🎶Këngës, VOTONI këngëtarin ose këngëtaren tuaj të preferuar, duke dërguar me SMS kodin përkatës, nga Shqipëria në numrin 56789 dhe nga Kosova në numrin 55789.❗️Nga një numër mund të votohet deri në 3 herë”, thuhet në postim./Indeksonline/