Hapet në Klinë restoranti luksoz i ushqimeve të detit “Fisch House”

Klina, Dukagjini dhe Kosova ka tani një adresë të re për ushqime fantastike të detit. Në qendër të Klinës dje është bërë hapja e restorantit luksoz “Fisch House”.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i pranishëm në hapjen e këtij restoranti.

Pronari i “Fisch House”, Petrit Foniqi ka njoftuar se në restorantin e tij do të servohen të gjitha specialitet e peshkut të cilat janë të freskta dhe mjaft cilësore.



Restoranti ndodhet në qendër të Klinës pranë bustit të “Mujë Krasniqit”.


Për më shumë informata mund të klikoni KËTU, ndërsa për rezervime mund të kontaktoni në 044898989.




