16:17 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Hapin faqe në emër të analistit, reagon Mushkolaj: Ju lutem raportojeni!

Analisti i njohur kosovar, Imer Mushkolaj ka reaguar pasi në rrjetin social Facebook është hapur një faqe në emrin e tij.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që ta raportojnë këtë faqe që nuk menaxhohet nga ai.

“T’dashtun,

Ky është profili im i vetëm në Facebook. Çdo profil ose faqe tjetër në emrin tim janë fals, nuk janë të hapura nga unë, nuk menaxhohen nga unë dhe janë keqpërdorim i emrit tim. Unë distancohem nga çfarëdo përmbajtje e publikuar në to. Ju lutem t’i raportoni ato, nëse i hasni. Ju faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/