75 Mall Live Search
22:33 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / OSH

Hapja e arkivave të UÇK-së/ PDK e ashpër: Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e jashtme po rrezikojnë trashëgimin e luftës sonë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi sot ka treguar se është folur për hapjen e arkivave të UÇK-së në takimin që pati në Bruksel me palën serbe dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Në lidhje me hapjen e arkivave të UÇK-së, kanë reaguar ashpër zyrtar të PDK-së, transmeton Indeksonline.

Nën-kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku këtë e ka cilësuar këtë si një grackë e rrëzikshëm.

“Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.  Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në? Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!! Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra”, u shprehë Çitaku.

Nga PDK reagoi edhe deputeti, Enver Hoxhaj që u shprehë se Qeveria Kurti po legjitimon gënjeshtrat e Serbisë.

“As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i vikimës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe! Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë”, u shprehë ai në postimin e tij.

Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçit dhe anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa tha se arkivat e UÇK-së janë të hapura dhe se ato i kanë në dorë partnerët ndërkombëtar.

“Arkivat e UÇK-së, janë arkiva të shtetit të Kosovës. UÇK-ja ka memorie edhe dukumentare për atë se për çfarë është krijuar, si ka funksionuar, për çka është angazhuar ose më saktë për çfarë ka luftuar. Ato arkiva janë publike dhe i kanë institucionet që duhet t’i kenë. I kanë edhe partnerët ndërkombëtar. Pra, mund të flitet për përmbledhje të arkivave të UÇK-së dhe jo për hapje të tyre sepse ato, veçse janë hapura. Hapja e tyre nuk e dëmton fare UÇK-në mirëpo mund të shërbejë për ritheksim të lavdisë së madhe të UÇK-së në arritjet e kombit shqiptar tek vlerat sublime si liria dhe demokracia. Pra, shërben për të konfirmuar dicka që dihet nga të gjithë. UÇK-ja as nuk ka çfarë e për pasojë as nuk duhet të fsheh asgjë. E gjithë ajo çfarë e karakterizon UÇK-në si të tillë, është e drejtë, e fisme dhe e lavdishme. Është edhe demokratike, edhe morale edhe humane”, u shprehë ai në postimin e tij. /Indeksonline/