Hapja e kasafortës në Presidencë, raporton shefi i AKI-së

Pak minuta më parë ka filluar raportimi para Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, shefi i këtij institucioni Kreshnik Gashi.

Raportimi i tij ka të bëjë me hapjen e kasafortës në Presidencë.
Raportimi i shefit të AKI-së, si zakonisht bëhet pa prani mediash. Me ndihmën e IT së Presidencës këtu po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara.
Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.

Pas përfundimit raportimit nga Gashi, pritet që kryetari i Komisionit…, Fatmir Xhelili të deklarohet para medias.
Ndryshe Gashi ka raportuar edhe javën e kaluar në lidhje me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.


