14:23 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hapja e kufijve/Kolonë në Vërmicë dhe të Dheu i Bardhë

12 pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës sot janë rihapur për qytetarët, raporton IndeksOnline.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufitar (QKMK) njofton se në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria është 30 minuta ndërsa te Dheu i Bardhë (kufiri Kosovë-Serbi) pritja për të hyrë në territorin e Kosovës është deri në 20 minuta.

Sipas QKMK-së, në vendkalimet tjera nuk ka pritje porse të njëjtat janë hapur për hyrje-dalje të qytetarëve.

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër COVID19./IndeksOnline/