Hapja e negociatave me BE-në, Rama: Moment historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbyllje të agjendës në Luksemburg, e ka vlerësuar si një moment historik hapjen e negociatave për grupkapitullin e parë me BE.
Rama në një postim në Facebook, ka publikuar foton me grupin e punës që ndjek procesin, teksa shkruan: “një moment historik! Do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm”.
Ai thekson se ky moment është kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe Antikorrupsionin.
“Një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit*
Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”:
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma në administratën publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurim publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
“mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes edhe të gjithë atyre që ngritën akuza të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin”, ka shkruar Rama në Facebook.