75 Mall Live Search
16:30 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / Z S

Haradianaj premton mbështetje për gastronomët: Ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme

Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me gastronomët.

Ai ka premtuar mbështetje për gastronomët duke theksuar se ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

Ai ka prezantuar edhe disa masa.

‘’Gastronomia, ky sektor vital i ekonomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.• Ulje të TVSH-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë • Reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi • Ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9% • Sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste • Ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset • Ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara.Këto masa do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin’’, ka shkruar Haradinaj.

Me 9 shkurt, duke votuar për Koalicionin për Kosovën Fituese 137, nisim kapitullin e ri të një Kosovë me ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/