75 Mall Live Search
21:35 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / B XH

Haradinaj e konfirmon Agim Çekun, përmend edhe një hyrje të fuqishme në listën e AAK-së

Ramush Haradinaj e ka pranuar marrëveshjen me Agim Çekun, ish-kryeministrin që do të jetë në listën e AAK-së. 

Në Pressing lideri i AAK-së e ka vlerësuar si ardhje të fuqishme edhe futjen në listë të Kreshnik Smajlajt.

“Ka shumë emra që i çmoj, por doja të veçoja Kreshnik Smajlajn si një asambleist i shumëvotuar. Ai nuk ka qenë pjesë e garës për deputet. Do ta kemi një brez të dytë shumë të suksesshëm”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/