75 Mall Live Search
09:01 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Haradinaj 17 shkurtin e nis me homazhe për dëshmorët e martirët në Reçak

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  Ramush Haradinaj, mëngjesin e 17 shkurtit, ku shënohet 13-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ka filluar me homazhe te varrezat e Reçakut.

Haradinaj në Reçak ka bërë homazhe për dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Haradinaj tashmë e ka bërë traditë që ditët e festave t’i nisë, duke shërbyer me lëngje e ëmbëlsira Policinë e Kosovës. Njësoj ka vepruar edhe sot.
Ai ka publikuar disa fotografi në Facebook, derisa ka uruar për festën.
“Mirëmëngjesi! 13-vjetori i Kosovës së pavarur. Urime!”, ka thënë ai.