75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 29 Maj 2025 / Z S

Haradinaj: 29 Maji i vitit 1998, një nga momentet vendimtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin e në mbarë Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 29 majin si një nga momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dukagjin dhe në tërë Kosovën.

”29 Maji i vitit 1998 shënon një nga momentet vendimtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare në Dukagjin e në mbarë Kosovën, fillimin e luftës frontale në Komunën e Pejës.Në këtë ditë, përpjekja e forcave serbe për të depërtuar në zonën e Lugut të Baranit u thye nga rezistenca e trimave të UÇK-së. Në Vranoc e Kryshec, djemtë e fshatrave morën armët dhe u rreshtuan në mbrojtje të vendit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj nderoi dëshmorët dhe martirët që ranë për liri gjatë viteve 1998 dhe 1999, duke përmendur emrat e atyre që dhanë jetën për Kosovën, si Adnan Berisha, Arif Mahmutdemaj, Avni Përgjegjaj, dhe shumë të tjerë./Indeksonline/