Haradinaj: 50 ditë qeverisje, s’di për çfarë lajmi të mirë do të mbahet mend Qeveria Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës ku do të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Haradinaj tha se AAK do ta mbështesë rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke thënë se ka shumë arsye për këtë vendim. Ai ka thënë se për 50 ditë të qeverisjes, kjo Qeveri nuk do të mbahet mend për asnjë lajm të mrië.
“Kjo Qeveri fatkeqësisht në kohën më të keqe po shkon, por nuk e di për çfarë lajmi të mirë do të mbahet mend”, tha Haradinaj.
Ai tha se i vjen mirë që po i merret mandati kësaj Qeverie.
“Qysh në fillim ne si AAK kemi konsideru që kjo Qeveri nuk do ta ketë jetën e gjatë. Më vjen mirë që një pjesë e madhe do të japin votën dhe do t’ia marrim mandatin kësaj Qeverie”, tha ai.
Haradinaj theksoi se ai ka bërë shumë gabime.
“Arsyeja e parë ka qenë diksriminim buxhetor sipas zonave. Heqja e taksës pa asnjë përfitim Mosnegociimi i saj me SHBA-në, por njëanshëm e largoi taksën. Qeverinë e kalumë, pikërisht kjo taksë e ka çu në ship. Nëse taksa e ka pas ndal ndarjen e Kosovës, atëherë pse u hoq. Tërheqja e investitorëve seriozë në Kosovë”, tha ai.
Mirëpo, sipas tij, e gjithë kjo situatë po ngjan në një vetërrëzim të planifikuar.
“Shkarkimi i Veliut për një prononcim medial, na jep me kuptu që kemi të bëjmë me një vetërrëzim të planifikum të kësaj Qeverie, ndërsa nuk ndërmerret asnjë masë kundër ministrit Blerim Reka i cili flet për hapje të korridorit për Serbinë drejt Shqipërisë. Është lajm i mirë që bashkë me atë ministër, po shkon edhe kjo Qeveri”, tha Haradinaj.