13:31 / E Diele, 17 Janar 2021 / Blerim

Haradinaj: AAK- 2/3 e listës e ka me kandidatë që për herë të parë i hyjnë garës zgjedhore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj në këto zgjedhje ka hyrë kryesisht me emra të rinj.

Kandidati për president nga AAK-ja, Haradinaj ka njoftuar se 2/3 e emrave në listën e kësaj partie për herë të parë i hyjnë garës zgjedhore.

Ndër ta në listë janë: doktorë shkencash, specialistë të mjekësisë, profesorë universitarë, juristë e ekonomistë, politologë e sociologë, arkitektë e inxhinierë, e po ashtu përfaqësues nga Lugina e Preshevës dhe Diaspora.

“Dy e treta e listës përbëhet nga kandidatë që për herë të parë sfidohen në garën zgjedhore. Kjo ofertë e Aleancës… garanton mbrojtje dhe siguri, rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik, sundim ligji dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, fuqizim dhe avancim të interesave të qytetarëve dhe shtetit”, ka theksuar Haradinaj.