22:23 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: AAK nuk flet për kufijtë, le të çmenden ata që duan lojëra me territore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për lëvizje kufijsh.

Ai tha se AAK nuk e ka asnjë obligim që ta përkrah një marrëveshje për prekjen e kufijve të Kosovës.

“Unë si AAK nuk e ndiej asnjë obligim që ta përkrah një marrëveshje që prek kufijtë e Kosovës. Le të çmenden, ne nuk përkrahim marrëveshje të tilla”, tha ai.

Haradinaj tha se shtetet mike të Kosovës nuk kërkojnë ndarje të Kosovës, por tha se disa njerëz “plastelinë” i hyjnë këtyre temave të rrezikshme.

“SHBA nuk kërkon ndarje. Ata na kanë njohur në këta kufij. Shteti nuk është si lojërat e fëmijëve, si plastelinë. Disa njerëz janë plastelinë, fatkeqësisht”,  theksoi ai.

Sipas Haradinaj, për kufijtë nuk bën të negociohet pa e pasur Kosova fuqinë e njëjtë ushtarake me Serbinë.

“Kushdo që luan me kufijtë e Kosovës, është duke u rreziku. Janë 1000 vjet histori që përballemi për këta kufij. Nuk guxojmë të eksperimentojmë me kufij. Vetëm kur të kemi tytat e njëjta të zjarrit si Serbia, mund të flasim për kufij”, theksoi ai.