Haradinaj: AAK nuk lejon prekjen e kufijve, dalim prej qeverisë nëse ndodh kjo

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
“Ta marrin Preshevën e Bujanovcin, edhe unë jam pro që të jepen 17 fshatra”, ka thënë ai në TV Dukagjini- transmeton Indeksonline.
Haradinaj tha AAK nuk tërhiqet nga parimet e saj të paprekshme për njësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e 17 shkurtit.
“Nuk ka kthim mbrapa. 17 shkurti nuk preket”, ka thënë Haradinaj.
“Sot ministri i jashtëm tha e hoqëm taksën si akti i vullnetit të mirë për ndreqjen e raporteve me Serbinë. Hiç më larg se sot”, tha Haradinaj, përderisa deklaroi se reciprociteti i vendosur nuk është i plotë.