75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj, aksidentet me fatalitet: Si po merren patentë shoferët në Kosovë?

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmarrin një plan konkret për çështjen e alarmante të aksidenteve me fatalitet që është shqetësuese për vendin.

Sipas tij, MPB-ja duhet të nis një hetim rreth marrjes së patentë shoferëve, shkruan Indeksonline

“Kërkojmë një hetim se çka është ka ndodhë. Ekzistojnë se ka dyshime se lëshimi i patën shofereve mund të ketë dobësi. Ta shqyrtoni këtë si dhe planin operativ. Nuk guxojmë të shprehim vetëm ngushëllime çdo ditë. Duhet të veprojmë që të ngritët çfarë po ndodhë me marrjen e patentë-shoferëve. Nëse është nevoja edhe ndryshimin për marrjen e lejeve”, ishte kërkesa e shefit të qeverisë drejtuar ministrit, Ekrem Mustafa.

Ndryshe, vetëm javën e kaluar 4 persona kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut. Tre persona në Duhël dhe një në Pejë.