08:39 / E Premte, 13 Maj 2022 / B O

Haradinaj akuzon Kurtin: Është në lula, po lazdrohet, çështja është serioze

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e Kurtit në ShBA, me ç’rast ka thënë se kryeministri aktual i vendit është duke u marrë me çështje të parëndësishme.

“Kurti është në lula, po merret me ‘stickersa’ dhe është gabim ajo çfarë ai është duke bo”, ka thënë Haradinaj në një lidhje telefonike në Kanal 10.

“Çështja është më ndryshe, është më serioze, kështu që të mos i përziejmë këto tema. Sa zëdhënësi i VV-së lazdrohet atje, si rasti me do gypa, si rastet tjera që i kanë ba për gazsjellësin amerikan. Të gjitha këto janë skandale të kësaj Qeverie”, ka shtuar Haradinaj.