75 Mall Live Search
20:08 / E Martë, 31 Maj 2022 / OSH

Haradinaj: Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të Aleancës në Suharekë.

Ai uroj rizgjedhjen e kryetarit të komunës  Bali Muharremaj edhe për një mandat në krye të degës së Aleancës.

Haradinaj tha se Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare.

Postimi:

Vërtetë që Aleanca u bë lidere në Suharekë, por gjithashtu Aleanca e bëri Suharekën lidere në vend, sa i përket zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies qytetare.

Këto i thash mes tjerash, në Kuvendin zgjedhor të Aleancës në Suharekë, duke uruar sa më shumë sukses për të gjithë ata që morën detyra e përgjegjësi të reja.

Duke besuar në lidershipin e tij, urova rizgjedhjen e kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj edhe për një mandat në krye të degës së Aleancës. Ai i dha një dinamikë të re ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve dhe e vendosi këtë komunë në binarët e një zhvillimi të hovshëm.