10:57 / E Hënë, 27 Maj 2024 / S Z

Haradinaj: Apeloj tek aleatët ta mbështesin avancimin e Kosovës në NATO

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila sipas tij shqyrton avancimin e statusit të vendit në këtë organizatë.

“Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.