Haradinaj : Ardiani është garanci e vazhdimësisë së transformimit të Gjakovës
Ardiani është garanci e vazhdimësisë së transformimit të Gjakovës.
Kështu ka deklaruar kreu i AAK-së gjatë një tubimi të AAK-së në Shishman të Gjakovës.
Haradinaj është shprehur se Gjakova ka ndryshuar nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini.
Postimi i plotë:
Gjakova ka ndryshuar nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini. Investimet e shumta, infrastruktura moderne dhe shërbimet cilësore për qytetarët janë dëshmi e qartë e vizionit dhe vendosmërisë së tij.
Sot ishim në Shishman të Gjakovës, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët. Energjia dhe përkrahja e tyre për Ardian Gjinin është tregues i punës së mirë dhe besimit të fituar me rezultate konkrete.
Ardiani është garanci e vazhdimësisë së transformimit të Gjakovës, me projekte të prekshme dhe qeverisje të përgjegjshme për çdo qytetar.
#DritëpërGjakovën
#AAK174./Indeksonline/

