75 Mall Live Search
09:29 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia dhe Kina, kërcënim për Kosovën

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet ta ndalojë armatosjen nga Rusia dhe Kina, sepse kjo sipas tij paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!