75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj arrin në kuvend i buzëqeshur (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në sallën e kuvendit, ku pas pak pritet të fillojë seanca për ratifikim e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Indeksonline.

Haradinaj mësohet se në Kosovë ka arritur sot në orët e hershme të mëngjesit, pasi gjatë ditës së djeshme avioni me të cilin ka udhëtuar ai nuk ka arritur të aterojë për shkak të kushteve atmosferike.

Në seancën e sotme nuk dihet nëse do e votojnë 2/3 e deputetëve, pasi deri më tani janë deklaruar vetëm 78 deputetë gjithsej./Indeksonline/