75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Z S

Haradinaj: Ata që mua dhe Fatonin na detyruan ta lëshojmë vendin i kemi vrarë atëherë dhe njëjtë do vepronim tani

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas njoftimit të prokurorisë aktakuza ndaj Faton Klinakut dhe N.S. për veprën penale “Kanosja” është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Nasim Haradinaj. Ai është shprehur se ata që mua dhe Fatonin na detyruan ta lëshojmë vendin i kemi vrarë atëherë dhe njëjtë do vepronim tani.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruarë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani.

Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!/Indeksonline/