10:12 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Ata që s’votojnë të tjerët vendosin për ta

Para pak minutash ka votuar edhe bartësi i listës AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka kryer obligimin e tij qytetar së bashku me gruan e tij, Aniten.

“Shfrytëzuam të drejtën tonë, votuam me Aniten duke kryer obligimin qytetar. Vetëm me votë vendosim, nëse nuk votoni të tjerët vendosin për ju. Andaj, i lus të gjithë qytetarët të dalin të votojnë pa marrë parasysh bindjet e tyre politike të dalin e të votojnë”, ka theksuar Haradinaj. /Indeksonline/