75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bashkë me fëmijët tek ‘Maja e Bajrakut’

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shumë i përkushtuar në palestër, ecje dhe në sport në përgjithësi.

Këtë të diele si shpesh herë ai ka kaluar kohën duke ecur bjeshkëve të Kosovës, pikërisht në Bjeshkët e Kaqandollit tek Maja e Bajrakut.

Haradinaj nuk ka qenë vetëm pasi me vete pati edhe dy djemtë dhe vajzën, të cilët sigurisht po i adapton me ecjen nëpër bjeshkë./Indeksonline/