16:21 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bashkë me vullnetarë largojnë mbeturinat te stadiumi “Fadil Vokrri”

Sot nga orët e para të mëngjesin është organizuar aksioni  nën moton “Ta pastrojmë Kosovën” ku janë larguar afër 100 thasë me mbeturina tek stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri”.

Në këtë aksion ishte i pranishëm edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj së bashku me disa prej pjesëtarëve të kabinetit qeveritar të tij, shkruan Indeksonline.

Më tutje, Let’s Do It Kosova ka njoftuar se aksioni do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave që ndodhen në atë pjesë./Indeksonline/