16:49 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj bashkë me zëvendëskomandantin e KFOR-it ngjitën në majën e Moknës mbi Istog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si çdo vikend tjetër, edhe këtë të shtunë ka bërë shëtitje.

Ai me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd është ngjitu në majën e Moknës mbi Istog, transmeton Indeksonline.

I pari vendit ka shprehur respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë.

“Pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, sot me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, ngjitem majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra. Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook./Indeksonline/