75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë!

Sot u zhvillua ceremonia e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas kësaj, ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se ushtria e Kosovës sot është kulmimi sakrificës shumë vjeçare për liri.

Haradinaj theksoi se tashmë mbetet që të punohet shumë që Ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s.

Postimi i plotë:

Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri. Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë! Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës.

RH