15:17 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / A. M.

Haradinaj: BE-ja t’i ndihmojë Kosovës, ose bashkohemi me Shqipërinë dhe e ndalojmë Rusinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar evropianët për qasjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës.

Në një tubim me strukturat e partisë në Podujevë, kreu i AAK-së ka thënë se BE-ja duhet ta afrojë Kosovën, në të kundërtën Moska zyrtare afrohet më afër Ballkanit.

“Më mirë BE-ja me i ndihmu Kosovës, 5-shja evropiane dhe ta na ndihmojnë në anëtarësim në NATO dhe BE dhe me largu rrezikun e Rusisë në Ballkan”, është shprehur ai.

Ndërsa, Haradinaj ka përmendur edhe njëherë opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“… ose ne t’i ndihmojmë Evropës dhe të bashkohemi me Shqipërinë dhe ta largojmë rrezikun e Rusisë që vije nëpër Serbi”, ka deklaruar Haradinaj. /Indeksonline/