15:43 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj, BE-së dhe NATO-s: Urime për anëtarin e ri që po bëhet gati t`iu vie

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në pritjen shtetërore, në një fjalë rasti u është drejtuar të pranishmëve për të folur rreth çështjeve të Kosovës.

Ai pa e zgjatur shumë ka thënë se Kosova e di se vendimet e mëdha duan implementim, dhe do të punohet në këtë drejtim, raporton Indeksonline.

Haradinaj, po ashtu është shprehur se do të gjejë zgjidhje për të gjitha temat tjera që e presin Kosovën.

“Shqiptarët i ndjejnë dhe i kuptojnë ata që bashkëjetojnë me ne, gjithë komunitetet. Diçka tjetër që e kemi parasysh, vendimet e drejta dhe të mëdha po kërkojnë implementim. Do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që t`i implementojmë vendimet e marrura dhe të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin”, ka thënë ai.

Duke përfunduar fjalën, Haradinaj nuk ka uruar vetëm Kosovën dhe qytetarët e saj, por edhe Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Uroj Kosovën, qytetarët e Kosovës, uroj NATO-n dhe BE-në për anëtarin më të ri që po iu vjen e po bëhet gati”, ka përfunduar ai./Indeksonline/