12:50 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Haradinaj: BE ta dorëzojë portfolion te Biden, marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodh në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, dialogu i deritashëm nuk guxon të zbehet e të rikthehemi prapë të flasim për të njëjtat tema.

“Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi.  Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/