75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 03 Prill 2022 / MSH

Haradinaj bën homazhe në Kralan, përkujton dëshmorët e bashkëluftetarët

Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Kralan të Pejës, ku ka kujtuar të rënët nga ky fshat, në prill të vitit 1999.

Haradinaj ka përkujtuar edhe bashkëluftëtarin e tij nga Gllogjani, Arton Mehmetaj, e shokë të tjerë të luftës të cilët ranë dëshmorë për Kosovën.

Ky është shkrimi i Haradinajt:

Prilli i vitit 1999 na ndau nga shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot.

Sot kujtojmë të rënët në Kralan, shumica të rinj në moshë, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.

Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka.

Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi  Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës.

Sakrifica e tyre na obligon të çmojmë, kultivojmë dhe ruajmë vlerat e lirisë!

Përgjithmonë në kujtesën tonë historike. Lavdi!