Haradinaj bën homazhe te varri i komandant Drinit
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i komandant Drinit, për të cilin tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërm dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët”, shkroi Haradinaj në Facebook.
“8 maji na kthen në kujtesë vitin 1999, motrat dhe vëllezërit e fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, që me sakrificën e tyre u bënë gur themel i shtetit që e gëzojmë sot”.

