Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës si dhe viziton Feronikelin
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe tek varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Homazhet do të bëhen në ora 09:00, në 13-vjetorin e vdekjes së tij.
Përpos këtyre homazheve, Haradinaj pritet që sot të vizitojë edhe Ndërmarrjen e Feronikelit në Drenas , me fillim nga ora 11:00.
Në pasditen e sotme Haradinaj do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Skender Rexhepi dhe Dëshmorit të Kombit, Fitim Duraku. Akademia Përkujtimore zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare në ora 17:00./Indeksonline/