Haradinaj bën xhudo me Majlinda Kelmendin, stërvitet nga Driton Kuka
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vendosur të relaksohet këtë të shtunë duke bërë xhudo me kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi.
Trajneri shumë i suksesshëm, Driton Kuka ka postuar një fotografi ku shihet Majlinda dhe kryeministri Haradinaj dukë bërë xhudo.
“Motivimi i së shtunës. Kryeministri ynë po bën xhudo. Duke stërvitur kryeministrin tonë dhe kampionen olimpike. Trajner krenar.”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Vlen të kujtojmë që nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj bën xhudo me Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin./Indeksonline/