75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 09 Maj 2023 / S Z

Haradinaj bënë homazhe tek varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në rastin e 25-vjetorit të e rënies së tyre.

“Hazir Malaj ishte mjek dhe na është bashkëngjitur me UÇK-në. Na u bashkua dhe Ilir Konushevci, pra komandat nismëtar i cili u nda nga ne padrejtësisht në Shqipëri. Që atëherë ne e kujtojmë me respekt dhe e nderojmë çdoherë”, ka thënë i pari i AAK-së./IndeksOnline/