75 Mall Live Search
14:05 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Haradinaj: Besimi i bashkatdhetarëve në AAK po rritet çdo ditë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se besimi i bashkatdhetarëve në partinë e tij po rritet çdo ditë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, ka mbajtur takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së, ndërsa njofton se ka mirëpritur dhjetëra aderime.

Postimi i tij:

Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë!

Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së.Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!