75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Bizneset të shqetësuara për rritjen e pagave në sektorin publik

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se për përkrahja financiare, grejs periudha e investimeve dhe rritja e pagave në sektorin publik, kanë qenë ndër kërkesat dhe shqetësimet kryesore të bizneseve gjatë vizitës që ka pasur së fundmi nëpër bizneset të Kosovës.

Ndërsa, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, ka thënë se në këtë këshill do të adresohen prioritet për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Pas përfundimit të fjalimit të parë të kryeministrit, Këshilli është duke mbajtur mbledhjen pa praninë e mediave.