75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Bota asnjëherë nuk duhet të heshtë për krimet kundër njerëzimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Srebenicës.

Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se Kosova bashkendjen me popullin boshnjak për masakrën në Srebrenicë që paraqet gjenocidin më të rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Ja postimi i tij i plotë:

Kosova bashkëndjen me popullin boshnjak për masakrën në Srebrenicë që paraqet gjenocidin më të rëndë në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore. Sot, në 24- vjetorin e këtij krimi të rëndë, prita në takim, ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputeten Duda Balje, dhe ish deputetin Xhezair Murati, në nderim të të gjithë atyre që humbën jetën mizorisht, më 11 korrik të vitit 1995. 


Bota asnjëherë nuk duhet të heshtë për krimet kundër njerëzimit, sidomos karshi gjenocidit në Bosnjë dhe Kosovë.
Ne ende i kemi të freskëta plagët e maskrave në tërë vendin dhe solidariteti ynë me familjet e viktimave të Srebrenicës është i natyrshëm.

RH