75 Mall Live Search
20:42 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / LB

Haradinaj: Çlirimtarët do të marrin 500 euro pension pa shkëputje nga puna

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfitojnë pension pa qenë të detyruar të shkëpusin marrëdhënien e punës, ka njoftuar sot në Prizren kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna. Ky është minimumi që mund të bëjmë për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë,” u shpreh Haradinaj gjatë tubimit zgjedhor të Koalicionit për Kosovën Fituese.