Haradinaj darkon me studentët e Prishtinës që aderuan në AAK nga Kreshnik Smajlaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me studentë dhe të rinj nga Prishtina, të cilët së fundi janë anëtarësuar në AAK.
Takimi u organizua nga Kreshnik Smajlaj dhe u karakterizua nga një bashkëbisedim i hapur, plot ide, vizion dhe energji pozitive.
Gjatë këtij takimi, Haradinaj vlerësoi lart rolin e rinisë në ndërtimin e së ardhmes së vendit, duke theksuar se rinia kosovare është ndër më të mirat në Evropë për nga guximi, ëndrrat dhe vizioni.
“Rinia jonë është forca më e madhe që kemi. Aleanca është dhe do të mbetet krah rinisë, për t’i mbështetur ëndrrat dhe ambiciet e saj,” ka shkruar Haradinaj.



