75 Mall Live Search
19:52 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Delegacioni kosovar s’duhej të shkonte në Bruksel pas kërcënimit me raketa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se  është kërcënim dhe rrezik për Kosovën armatosja e Serbisë me raketa.

Kjo deklaratë e Haradinajt vije pas asaj të shtunës nga përfaqësuesit serb, të cilët thanë se Serbia është pajisur me raketa të cilat nëse do të aktivizoheshin do të arrinin në çdo cep të Kosovës, raporton Indeksonline.

Kryeministri ka thënë se deklaratat politike kanë peshë dhe se nuk duhet të neglizhohen, por sipas tij, delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë nuk është dashur të shkojë në Bruksel shkaku i lajmit të armatosjes së ushtrisë serbe me raketa që kanë rreze deri në Kosovë.

“Dialogu është në fazë kritike, dialogu i tillë është i konsumuar. Qëndrimi i Kosovës është që të kalohet në fazën finale, pra të bëhemi gati për njohje reciproke. Deklarimet politike kanë peshë, asnjëherë nuk duhet të neglizhohen, por është shumë më kërcënues që Serbia synon të armatoset me raketa që mund të arrijnë në çdo destiancion në Kosovë. Pra në këtë rast pas këtij lajmi nuk ishte dashur që të shkojmë në dialog dhe jo ata të reagojnë për një deklaratë politike të (Kadri Veselit për Nishin). Kjo është shqetësuese”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/