75 Mall Live Search
16:40 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Dëmi që iu bë Kosovës duke bërë pazar me sovranitet e integritet është i madh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas tij, dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitetin dhe integritetin është i madh, transmeton Indeksonline.

Por, Kryeministri Haradinaj thotë se bashkë janë vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik.

“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhë, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/