75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Haradinaj dënon ashpër arrestimin e aktivistëve të AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër arrestimin e aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së. Ai ka thënë se këto arrestimin po kryhen vetëm pse ia kujtojnë kryeministrit Albin Kurti shkeljet flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi, transmeton IndeksOnline.

Haradinaj tutje i ka bërë thirrje institucioneve të vendit, atyre të rendit, që të lirojnë menjëherë aktivistët e subjektit të tij politik e të mos bëjnë shkelje të së drejtës së garantuar për protestë.

Ky është postimi i tij i plotë në  facebook:

Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi.

I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës/IndeksOnline/