75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 15 Qershor 2021 / OSH

Haradinaj: Dështim i plotë i Kurtit në procesin e dialogut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, e ka cilësuar si dështim, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj tha se është e habitshme që njohja e Kosovës nga Serbia s’është prioriteti i Kurtit por shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA.

Ai tha se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.

Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin.

RH”, shkroi ai./IndeksOnline/