12:46 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj dhe Kurti, nderojnë heronjtë Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe për nderë të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, të cilët pritet që sot të rivarrosen në Prishtinë.

Pranë dëshmorëve kanë bërë homazhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin e tij qeveritar.

Po ashtu, pas tij homazhe ka bërë edhe i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me deputetët e partisë së tij.

Ndryshe, rivarrimi i tyre bëhet sot në ora 14:30, pas zhvarrimit të eshtrave të tyre gjatë ditës së djeshme në Tiranë./Indeksonline/