Haradinaj dhe Troccaz flasin për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si edhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.
“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.
“Mirënjohës për angazhimin e zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj.