Haradinaj: Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit
Kryeministri i vendit, Rmaush Haradinaj ka takuar sot bashkatdhetarët në Gjermani, saktësisht në Berlin.
Me këtë rast, Haradinaj tha se është emocion i veçantë sa herë që takohet me bashkatdhetarët kudo dhe se diaspora ka qenë shtyllë konsolidimit të shtetësisë së vendit.
Tutje i njëjti tha se edhe sot ka shprehu falënderim në drejtim të shtetit gjerman, që po vazhdon të mbaj qëndrim konsistent që të mos dëmtohet integriteti territorial dhe shtetësia e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Haradinaj shtoi gjithashtu se falë bashkatdhetarëve bota e njeh realitetin tonë, realitetin që populli ynë ndanë aspiratat dhe vlerat e njëjta evropiane.

Postimi i plotë:
Emocion i veçantë sa herë takohem me bashkatdhetarë kudo, sikurse edhe sot në Berlin të Gjermanisë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë e ekonomisë tonë dhe tani, model i suksesit dhe të arriturave. Në prani të bashkëatdhetarëve tanë, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon të mbaj qëndrim konsistent, që të mos dëmtohet integriteti territorial dhe shtetësia e Kosovës.
Vizita zyrtare në Berlin është rast i mirë që ta forcojmë edhe lidhjen tonë bilaterale që e kemi Kosovë – Gjermani. Sfida dhe vështirësi kemi mjaft, por Kosova do të ecë përpara dhe besoj që edhe nga ky takim i sotëm në Berlin, do të dalim edhe më të konsoliduar si Kosovë, në planin rajonal dhe global.
Ndjehem krenar kur shoh dhe takoj futbollistë të ligave europiane, pushtues të top listave muzikore, arkitektë, artistë, inxhinier, mjekë, ndërmarrës të zot, që jo vetëm na bëjnë krenar për suksesin e tyre individual, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar flamurin dhe identitetin tonë. Falë tyre, bota e njeh realitetin tonë, realitetin që populli ynë ndanë aspiratat dhe vlerat njëjta europiane.
Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!
RH

